Vazhdon në Maqedoni shtrenjtimi i jetesës: Edhe ushqimin e paguajmë më shtrenjtë

0-86.jpg

Rritet në Maqedoni përqindja e të hollave që ndahen nga buxheti familjar vetëm për ushqim.

Sipas analizave të Entit të Statistikës së Maqedonisë, në vitin 2014 janë harxhuar 37.2 për qind e të ardhurave për ushqim, ndërsa tre vite më vonë apo në vitin 2016 për ushqim janë harxhuar 40.7 për qind e të ardhurave mujore.

Me fjalë të tjera, përkundër rritjes së ulët të pagave, vazhdon në Maqedoni shtrenjtimi i jetesës për shkak se në periudhën e kaluar trevjeçare, vetëm kostoja e të hollave që një familje ndan për ushqim është rritur për 3.5 për qind.

Nga ana tjetër, analizat tregojnë se bile 70 për qind e të punësuarve marrin pagë më të ulët se mesatarja prej 22 mijë denarë, ndërsa në mesatare stagnon rritja e pagave që në pesë vitet e kaluara është rritur me nga një për qind në vit./Koha

Komentet
Top