Vazhdon sulmi i Interit për Vidalin ja sa para japin

auto_largea_vidal-620x37214629117891462947571.jpg

La Gazzetta dello Sport i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme tregut të transferimeve të Interit në faqen e parë të gazetës.

“Në sulm për Vidalin: gati 50 milionë”, shkruan e përditshmja italiane.

Dje (e diel) në Kinë ka ndodhur një takim i rëndësishëm mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit ku tema ishin transferimet.

Dhe nga kjo besohet se është vendosur që klubi nga Milano të rikthehet me gjithë forcat për mesfushorin e Bayern Munichut.

Kiliani në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit, por në gjendjen të cilën është Interi, kjo nuk pritet të jetë problem i madh për tifozët.

E gjitha kjo pasi më shumë se kurrë zikaltrit kanë nevojë për një lider në mesfushë.

Komentet
Top