Vdekja e turistes ruse në Ksamil/ Policia operacion masiv, bllokohen 64 mjete lundruese

mot.jpg

Gjashtëdhjetë e katër mjete lundruese, motoskafë, varka me motorë, apo motorë uji, u bllokuan nga Policia e Kufitare e Sarandës dhe e Vlorës, pas vdekjes së turistes ruse në Ksamil. Fillimisht mjetet lundruese u bllokuan nga policia kufitare për të identifikuar mjetin lundrues që goditi turisten ruse, por më pas blutën nisën verifikimin e mjeteve për mungesë dokumentacioni.

Pikërisht një prej mjeteve lundruese të bllokuara nga policia në pronësi të Ermal Fatajt. Ky i fundit u arrestua nga policia për akuzën e shkeljes së rregullave të lundrimit, duke vrarë aksidentalisht 15-vjeçaren ruse Ksenia Ryok. Më tej kontrollet e policisë kufitare vijuan edhe në vijën bregdetare në Dhërmi, Himarë, etj. Gjatë kësaj të diele nuk u lejua asnjë mjet lundrues pa dokumentacion.

Po ashtu nuk është lejuar lëvizja në zonat e pakufizuara me tabela dhe sinjalistikë përkatëse. Këto të fundit janë detyrim i pushtetit lokal për të ndarë zonën e plazhit dhe të lundrimit. Kontrollet, konfirmohet nga policia kufitare se do të vijojnë edhe në ditët në vijim, për të mos lejuar lundrimin e mjeteve në det, nëse nuk janë vendosur kufizimet përkatëse. Ndërkaq i arrestuari Ermal Fataj, nuk ka pranuar të ishte ai autori i ngjarjes, ku mbeti e vdekur adoleshentja ruse nga Shën Petërburgu. Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Tv Klan

Komentet
Top