Verratti shokon Parisin për Barcelonën

Verratti_2842633.jpg

Barcelona kërkon mesfushorin Marco Verratti, por edhe italiani synon të njëjtën gjë, të luajë me skuadrën blaugrana sezonin tjetër. “Më lini të shkoj te Barcelona. Unë nuk dua të kthehem më në Paris”, ka qenë me pak fjalë mesazhi që Verratti i ka dërguar drejtuesve të klubit francez. Kështu, pas disa ditësh deklaratash mediatike për një kalim të italianit te Barcelona ka qenë vetë lojtari ai që është bërë aktiv dhe ka kërkuar transferimin.

Nëse Verratti shkon në Barcelonë, gjithsesi se do të ishte nga përforcimet më të mëdha të këtij kolektivit.

Komentet
Top