Verratti, tani në duart e Raiolës

veratti.jpg

I zhgënjyer nga pamundësia për t’u transferuar te Barcelona, mesfushori italian Verratti ka vendosur të ndryshojë menaxher.

Tani, verratti do të menaxhohet nga një mjeshtër i transferimeve të mëdha, pikërisht Mino Raiola, njëri prej menaxherëve më të fuqishëm në tregun e futbollit.

Komunikimi është bërë i ditur nga vetë mesfushori, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.

“Ju bëj me dije se me efekt të menjëhershëm, i vetmi person legjitim që do të më përfaqësojë mua dhe interesat e mia sportive, është z. Mino Raiola. Falenderoj avokat Di Campli, për punën e palodhur, të bërë deri më sot, për të cilën gëzon vlerësimin dhe respektin tim të thellë”, shkroi mesfushori italian.

Tani, me Railoën, duket se do të rihapet edhe njëherë pista që e çon Verrattin te katalanasit, pasi menaxheri napolitan është një mjeshtër i realizimit të transferimeve të vështira.

Raiola është menaxher i disa futbollistëve me emër, si Ibrahimoviç, Pogba, Donnarumma, Balotteli, etj.

Komentet
Top