Vërshimet në Poroj, fshati mbetet i bllokuar – VIDEO

thumbnail_DSC_7635.jpg

Në vizitë të komunës së Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i bujqësisë Ljupço Nikolovski, Ministri i drejtësisë Bilen Saliji si dhe Ministri për investime të huaja Ramiz Merko. Nga ana e të pranishmive u raportua se në mbëledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe toka bujqësore, me çrast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në teren duke bërë vlerësimet fillestare. Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet. Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve. Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në menjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve.

Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët gjatë vërshimeve të datës 05.06.2017 pësuan dëme në tokat bujqësore në rajonin e f. Poroj dhe Trebosh, që të parashtrojnë kërkesë për vlerësim të dëmeve ne të mbjellat dhe tokat e tyre bujqësore.

Kërkesat duhet të parashtrohen në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë e cila gjendet në objektin e Komunës së Tetovë, zyra nr.87. Telefon kontakti 044 338 873 dhe 070 409 934 !

Komentet
Top