Vërshimet në Poroj, mbetet e bllokuara rruga – VIDEO

19030594_1739107839463428_4763761477623653151_n.jpg

Katër ditë pas përmbytjeve në fshatin Poroj, rruga Tetovë-Jazhincë mbetet akoma e bllokuar, ndërsa rrugët brenda fshatit tanimë janë liruar, ndërsa është sanuar edhe sistemi i ujësjellësit.

“Përndryshe, vetëm nga ky vend, planifikohen të largohet rreth 20 000 metra kub dhe, baltë dhe gurë, ndërkohë që, i tërë territori, sipas përllogaritjeve, është përfshirë nga rreth 70 000 metra kub dhe gurë e baltë, që planifikohet të largohen për rreth 35 ditë”.

“Gryka e lumit dhe problemi më i madh pjesa poshtë e tokës bujqësore atje ende nuk arrimë dot ta hapim atë, shkaku se shumë baltë ka dhe ekskavatorët s`mund të depërtojnë tek vendi ku duhet të jetë”.

“Unë këtë urë e kam rregullua tre herë, të tjerët përpara nuk e di sa herë, herën e fundit e rregulloi ushtria, ne e bëjmë përkohësisht se pastaj ushtria do e bëj”.

“Rrugët janë të kalueshme tani por jo në gjendje të rregullt sepse sërish sjell material uji. Fusha është tepër e dëmtuar, sot kanë dalë në terren të shohin sa është e dëmtuar fusha”.

Në teren ndodhen edhe ekipet e Qendrës për menaxhim me kriza.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka të angazhuar 22 kamionë dhe dhjetë makina të rënda, punojmë në tre pika kryesore pika e parë në rrugën Tetovë Jazhincë pika tjetër tek ura, ku veçmë kemi sanuar dëmet dhe pika e tretë tek fushat – tha Arif Arifi, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Ndërkohë Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme vendosi për intervenim të shpejtë në Poroj që tu ndihmohet banorëve në sanimin e dëmeve. Ministria e Bujqësisë nga ana tjetër kërkoi nga bujqit të paraqesin dëmet nga vërshimet./Alsat

Komentet
Top