Vetëvendosje: NUK KA MË PRONTO!

vetevendosje_1474969400-6319534.jpg

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK nuk ka te ndalur
me shpifje dhe akuza të pabaza ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata vazhduan
edhe sot, me strategjinë e njëjtë të tyre të nëntokës, të akuzojnë e të
etiketojnë njerëz, me qëllim që ta dëmtojnë qeverinë e VETËVENDOSJE!-s
në Prishtinë.

Mirëpo, qytetarët e Prishtinës janë ata që e kanë bërë dhe e kanë
përjetuar vetë ndryshimin. Për këtë arsye, besimi në VETËVENDOSJE! është
rritur dhe po rritet vazhdimisht. Rezultatet e arritura në Komunën e
Prishtinës janë vërejtur në të gjithë Kosovë. Prandaj, do të ketë
vazhdimësi të kësaj qeverisjeje në Prishtinë, e zgjerim të saj edhe në
Komuna të tjera. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt në rritje, dhe kjo
do të konfirmohet shumë shpejt, në zgjedhjet e ardhshme.

Komuna e Prishtines është shpall nga disa organizata joqeveritare si
komuna me transparencën më të lartë dhe me progresin me të madh në
qeverisje. Këtë e ka konstatuar edhe Auditori. Ndërmarrja Publike
Banesore prej një ndërmarrje me borxhe të papaguara ndaj saj është
shëndruar ne njē ndërmarrje me profit dhe që realisht do të jetë burim i
të hyrave për komunën tonë. Shërbimet po shtohen, rregulli po vendoset
përkundër tentimeve të PDKsë për të penguar. Nuk ka më banesa për
asambleistë të PDKsë për të ja u mbyllur gojën, por politika sociale për
mbrojtjen e të pambrojturve sikur janë rastet sociale më të rënda që po
strehohen. Nuk ka më familjarë e djem nëpër borde e ndërmarrje publike
por mbrotje të punëtorëve si rasti i punëtorëve të kuzhines nga
privatizimi.

Komentet
Top