VIDEO: 4 skenarët për krijimin e qeverisë së Kosovës. I mundshëm edhe PDK – LVV

ramushi-albin-hoti.png

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa synojnë arritjen e një marrëveshje politike, para se t’i fillojnë takimet në nivel ekspertësh për harmonizimin e programit. Por nuk kanë treguar nëse marrëveshje do të bëhet para apo pasi ta ketë konsumuar PAN-i të drejtën për formimin e qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në LDK deri më tani janë deklaruar se do të presin çfarë do të ndodhë me përpjekjen e PAN-it për formimin e qeverisë Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e dytë në zgjedhjet e 11 qershorit, me 32 deputetë. Ndërkaq koalicioni LAA do t’i ketë 29 ulëse. Qeveria konsiderohet e formuar nëse në kuvend arrihen 61 vota.

Që prej publikimit të rezultateve preliminare, një ditë pas zgjedhjeve, LVV ka insistuar që të ndërmerren veprime për formimin e qeverisë së re, edhe pse radha nuk mund tu kalojë pa e provuar fillimisht PAN-i. Deputetja e zgjedhur nga LVV, Shqipe Pantina ka thënë për gazetën se në takimin e vetëm mes kryetarit Visar Ymeri (LVV) dhe Isa Mustafës (LVV) janë dakorduar në parim që të vazhdohen takimet për arritjen e një marrëveshje.


4 skenarët për krijimin e qeverisë, i mundshëm… by kohanet

Komentet
Top