VIDEO/ Familja shqiptare kërkon ndihmë, 3 fëmijë pa kushte jetese

Familja-Lekovic.png

Shkup – Quhet Valbona Lekoviq, është nënë e tre fëmijëve, dy djemve 10 dhe 8 vjeç  dhe e një vajze 5 vjeçe. E ka braktisur para një viti shtëpinë ku jetonte dhe strehohet tek e ëma, sepse shtëpia e vjetër ishte e rrezikshme për jetesë.

Në banesën e vjetër tani jeton vetëm bashkëshorti, por ajo ka një mur të rrëzuar dhe mbushet me ujë sa herë që bie shi.

“Siç e shihni edhe vetë, dhoma është e vjetër, nuk ka kushte që fëmijët të jetojnë këtu. Deri para një viti me të tre fëmijët këtu kam jetuar dhe këtu i kam lindur me këto kushte. Muri e sheh ka rënë, si të bie edhe gjysma, shtëpia bie e tëra. Unë fëmijët nuk mundem me i lënë këtu. Nuk mundem të ua rrezikoj jetën e fëmijë të mi këtu dhe kam qenë e detyruar t’i marr fëmijët dhe të shkoj te nëna”,- tha Valbona Lekoviq.

Bashkëshorti i Valbonës ruan shtëpinë e rrënuar. Skamja e detyroi të ndahet nga familja. Sëmundja i pamundëson të kryejë punë të rënda, por ai punon për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët dhe gruan. Për të ndërtuar shtëpinë që të kthejë familjen, nuk ka mundësi. Ata që e vuajnë më shumë situatën janë fëmijët. Kanë frikë se shtëpia e vjetër mund ta zërë brenda.

–           Si e ke emrin?

“Edin. Po frikohem se mos i bjerë muri babit”,- theksoi Edini.

“Frikësohemi të rrimë, se hy uji deri këtu, shi ka ra deri këtu, uji është mbushur”,- tha djali tjetër i Valbonës.

“Ju kisha lutur, kush ka mundësi të na ndihmojë për hatër të këtyre fëmijëve, të bashkohemi familja, ky është apeli im”,- u shpreh Valbona Lekoviq.

Ata i kanë varur shpresat tek njerëzit bamirës, të cilët mund tua ndryshojnë gjendjen dhe t’i nxjerrin nga ky ankth. Ndihmoni në 072/ 710 -080 (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)

Komentet
Top