(Video) Fillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh fanellën në tokë dhe lë stërvitjen i nervozuar

auto_42C3A19400000578-4738932-Neymar_refused_to_continue_tearing_off_his_bib_as_manager_Ernest-a-44_15012346832211501239900.jpg

Sulmuesi brazilian, Neymar ka sulmuar bashkëlojtarin e tij, Nelson Semedo në stërvitjet e Barcelonës pasi largimi i tij nga gjigantët spanjoll duket se po afrohet edhe më shumë.

Në një video ekskluzive të fituar nga mediumi britanik Sportsmail, reprezentuesi brazilian shëtit në fushë pas një lufte me nënshkrimin e ri të Barçës, Nelson Semedo.

Neymar ka qenë i lidhur me një transferim rekord botërore në Paris Saint Germain, dhe largimi i tij duket tani se ka më shumë të ngjarë të ndodh pas kësaj zënke.

Në video, gjërat fillimisht duket se po shkojnë si zakonisht, por më pas vërehet se braziliani Neymar dhe mbrojtësi i djathtë portugez janë duke u kacafytur me njëri tjetrin.

Është mbrojtësi Javier Mascherano që ndërhyn shpejt dhe Semedo shkon prapa në lojë, por Neymar vërehet qartë se ishte ende i pakënaqur, duke thirrur dhe duke bërë gjeste pas mbrojtësit, ndërsa Sergio Busquets nuk e linte të konfrontohej.

Sulmuesi i zemëruar brazilian pastaj largon fanellën e stërvitjes dhe e hedh atë në tokë, ndërsa menaxherja Ernesto Valverde qëndron i pafuqishëm pranë tyre, duke mbetur vetëm si spektator.

Nëse ky është një gjest i qëllimshëm nga Neymar për të shtyrë largimin drejt PSG-së ose ngjarje e rastësishme koha do na e tregojë.

Komentet
Top