(VIDEO) Zjarret në Maqedoni, digjen katër shtëpi, gjendet një trup i djegur

zjarret-533x380.jpg

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, gjendja me zjarret në Maqedoni është alarmante dhe në shumë vende zjarret janë aktive dhe po përhapen. Në fshatin Mogillë katër shtëpi janë djegur tërësisht, ndërsa një është dëmtuar pjesërisht.

Gjithashtu sipas njoftimit të EVN-së, për shkak të zjarrit të madh në Bogomillë, Oreshe, Papradishtë, si dhe në disa vende tjera, të gjithë konsumatorët e Komunës së Çashkës do të mbesin pa energji elektrike një kohë të gjatë, për shkak se janë djegur 11 shtylla elektrike.

Mbrëmë është gjetur një trup njeriu i djegur në fushën e fshatit Luboten të Shkupit, njoftoi SPB-Shkup.

Zjarri në fshatin Oreshan të Komunës së Zelenikovës po i afrohet edhe fshatit Vrezhallë, ndërsa në malet e fshatit Moranë flakët po përhapen vazhdimisht.

Kjo është gjendja në malet e Moranës së Komunës së Studeniçanit. /SHENJA/

Zjarri në malet e Moranës by tvshenjaofficial

Komentet
Top