Vini re, virusi Hantan përdoret si armë biologjike

Abdulla-Memeti-620x330.jpg

ABDULLA MEHMETI

Mediat në Maqedoni, në përcjellje të ngjarjes tragjike në një familje shqiptare në Simnicë të Gostivarit, thanë që nga klinikat dhe institutet kompetente është konstatuar që përveç rastit tragjik me vdekjen e një burri dhe djalit të tij, paska pasur edhe 4-5 raste të tjera me pacientë të prekur nga virusi HANTAN, i cili shkakton ETHE HEMORRAGJIKE – HANTAN, ndërsa bartës të këtij virusi janë kryesisht minjtë dhe brejtësit tjerë.

Çka duhet t’i kenë parasysh mjekët, organet kompetente të shtetit dhe opinioni?

1. Se, ky virus është zbuluar (izoluar) gjatë dy dekadave të fundit (1993) dhe burimin e ka kryesisht nga viset aziatike, Rusia. Së pari është përdorur në Luftën Koreane (1950-1953), pa pasur njohuri se për çfarë bëhet fjalë. Më vonë, ka pasur përafërsisht 30 raste në botë, në shtetet e Azisë, Evropës dhe Amerikës.

2. Minjtë dhe brejtësit tjerë si zakonisht përdoren për eksperimente laboratorike.

3. Se lufta me armë biologjike nuk është shpikje e kohës së sotme, por ajo daton nga kohët më të hershme, ndërsa ekspertë botërorë këtë virus e përmendin si një nga ARMËT BIOLOGJIKE.

4. Në këtë rast, sipas analizave dhe asaj që merret vesh nga institucionet kompetente, bëhet fjalë për një lloj të modifikuar të virusit HANTAN, që çon në dyshimin e bazuar se ky rast nuk është i zakonshëm, nuk e ka burimin nga mabienti ku është shfaqur, por është imponuar nga jashtë.

5. Qytetarët e Gostivarit para disa javësh kanë vërejtuar helikopterë në rajonet malore të qytetit të Gostivarit duke hedhur diçka të panjohur, duke dyshuar fillimisht se hedhin gjarpërinj helmues, pa e ditur qëllimin e këtij ,,aksioni” të dyshimtë.

POROSIA: E para, aspak nuk ka nevojë për panikë tek qytetarët!
Të thellohen hulumtimet nga organet kompetente në shumë sfera, jo vetëm mjekësore, dhe të kërkohet urgjentisht ndihmë ndërkombëtare, që të mos eskalojë situata, duke parandaluar ndonjë katastrofe të mundshme me pasoja për shëndetin dhe jetën e banorëve të këtij rajoni.

Komentet
Top