Vjen oferta e parë e Juventusit për Strootman

auto_unnamed_51502366123.jpg

Kampionët e Italisë shtojnë interesimin për mesfushorin holandez.

Juventusi kërkon t’ia rrëmbejë Romës edhe një futbollist. Pasi e transferoi një vit më parë, Miralem Pjaniqin, tani ‘Zonja e Vjetër’ është vënë pas Kevin Strootman.

Sipas Tuttosport, Juve tashmë i ka dërguar Romës ofertën e parë zyrtare për futbollistin dhe është në pritje të përgjigjes nga klubi kryeqytetas.

Juventusi kërkon që sa më parë ta zgjidh çështjen e mesfushës, në mënyrë që sezonin e ri në Serie A, ta nisë me skuadër të kompletuar.

Komentet
Top