Vjen oferta e parë zyrtare për Moratan

morata-620x424.jpg

Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për Alvaro Moratan

Jose Mourinho ia ka bërë shah-mat Chelseat dhe sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata, duke transferuar belgun e Evertonit, Romelu Lukaku.

Raportohej se sulmuesi spanjoll është shumë afër “Djajve të Kuq”, por në fund Jose Mourinho preferoj Lukakun, duke ia rrëmbyer kështu lojtarin Chelseat, që ishte synimi kryesor për këtë verë.

Pas kësaj, Chelsea ka hedhur sytë kah Morata dhe sipas të përditshmes madrilene AS, “Blutë e Londrës” tashmë kanë bërë ofertë për Moratan.

Sipas AS, Chelsea ka bërë ofertë 80 milionë euro për Moratan, 10 milionë më pak nga ajo që kërkojnë Los Blancos dhe mbetet të shihet nëse lojtari do të pranojë këtë aventurë të re

Komentet
Top