Vlorë dhe Kavajë: Superaksion i policisë, kapen 15.7 ton kanabis – VIDEO

0-1.jpeg

Disa tonelata me drogë janë sekuestruar gjatë natës në një operacion masiv të policisë së shtetit. Dyshohet për një sasi prej 15 ton e sekuestruar në Llakatund të Vlorës.

Operacioni në fjalë u mbështet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj. Sipas policisë, lënda narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund dhe disa persona u shoqëruan në komisariat.

Po ashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 5 armë zjarri, të llojit kallashnikov.

Ndërkohë, në një tjetër operacion, këtë herë në fshatin Bagos të Kavajës u sekuestruan rreth 700 kg kanabis sativa.

Droga është kapur në një furgon dhe një tjetër automjet tip fuoristradë. Drejtuesit e automjeteve, që po i drejtoheshin “Plazhit të Gjenerealit”, sapo kanë vënë re praninë e policisë janë larguar.

Sipas policisë, droga ishte e destinuar për tu trafikuar drejt Italisë me mjete lundruese. Në të dy qytetet vijon operacioni.

Komentet
Top