Vlorë: Turisti rreh policët

turiosttt.jpg

Një turist slloven i cili po pushonte në zonën e Vlorës, në gjendje të alkoolizuar, ka shkaktuar probleme të shumta në hotelin ku po qëndronte. Sipas njoftimit të marrë nga Salla Operative Vlorë, rreth orës 1.10 të mëngjesit në këtë njësi ka ardhur një telefonatë, ku në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, një shtetas i huaj i akomoduar në hotel, ka shkaktuar prishje të qetësisë së rendit publik.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar një shtetas i cili ka qenë nën efektin e alkoolit (në gjendje të dehur).

Shërbimet e policisë së Rendit Publik kanë bërë shoqërimin për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë një trajtim mjekësor, shtetasin M.S., 29 vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kohës që merrte trajtimin mjekësor, ka krijuar një tjetër situatë duke thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.

Gjithashtu ky shtetas ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 274 dhe 237 e Kodit Penal.

Komentet
Top