VOA: Erdogani ashpërson retorikën anti-perëndimore

erdoaaa-650x358.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shtoi sot retorikën anti-perëndimore, duke thënë se ka marrë fund epoka kur Turqia përulej ndaj çdo kërkese perëndimore.

Zoti Erdogan i bëri komentet ndërkohë që zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian zhvillonin bisedime me ministrin e jashtëm turk në Bruksel.

Turqia është përfshirë në një grindje diplomatike me Gjermaninë, pas arrestimit javën e kaluar të një grupi veprimtarësh për të drejtat e njeriut, mes tyre edhe një shtetas gjerman, që ajo i akuzon për mbështetje të terrorizmit.

Udhëheqësi turk akuzoi gjithashtu Izraelin se përdor luftën kundër terrorizmit si pretekst për t’u marrë myslimanëve objektet e shenjta në Jerusalem.

Komentet
Top