Volvo përgatit rivalin e Audi Q2?

auto_unnamed_41494939380.jpg

Prodhuesit e automobilave premium kohëve të fundit kanë zgjeruar aktivitetin e tyre dhe në segmentin e veturave të vogla të udhëtarëve.

Audi ka shkuar edhe më tej në këtë drejtim, me modelin A1 dhe me crossover Q2 të prezantuar kohë më parë.

Pasi që modelet crossover/SUV janë më të kërkuara, nga kompania Volvo paralajmërojnë se ky prodhues pas modelit XC40, mund të krijojë edhe modelin më të vogël, Volvo XC20.

“Nga ana teknike, nuk është kurrfarë problemi të bëhet XC20, pasi platforma jonë mekanike modulare mund të zvogëlohet”, tha shefi i njësisë për zhvillim në Volvo Henrik Grin.

Ndryshe, platforma CMA (Compact Modular Architecture) është e zhvilluar për nevojat e gjeneratës së re të modeleve kompakte të Volvos, nga seria 40, prej të cilave më parë pritet të paraqitet XC40 dhe më vonë edhe V40 i ri.

Komentet
Top