Vrasja makabre në Kondovë, 21 vjeçari i dorëzohet policisë

policija-llojan-1-750x430.jpg

Mustafa Memeti, 58 vjeçari që kishte humbur gjurmët dhe ishte paraqitur i zhdukur prej disa ditësh, është masakruar nga 21 vjeçari Tahir Mustafa. Sipas policisë, 21 vjeçari krimin makabër e ka kryer më 11 korrik rreth orës 21:30 në afërsi të Kondovë. Gazeta KOHA merr vesh se të dy janë njohur prej më herët, ndërsa sipas dëshmisë të dhënë në polici nga vet vrasësi, fillimisht ai viktimën e ka therë me thikë në veturë dhe më pas për të fshehur gjurmët trupin e ka copëzuar dhe e ka djegur. Vrasësi është arrestuar të hënën në mbrëmje në fshatin Kondovë dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov. Para policisë ai ka pranuar se përpara një jave e ka vrarë 58 vjeçarin dhe ka rrëfyer se ku gjendet trupi i të ndjerit. Ekipi i policisë të hënën në mesnatë ka shkuar në vendin e apostrofuar në afërsi të Kondovës, ku edhe e kanë gjetur trupin e Mustafa Memetit, ndërsa menjëherë është kryer ekspertizë me praninë e prokurorit publik.

Komentet
Top