Warriors kampion në NBA

auto_unnamed1497343475.jpg

Golden State Warriors është shpallur kampion për të dytën herë në tre vitet e fundit.

Festa e Warriors thjesht ishte shtyrë për 72 orë e ndoshta kjo ishte e drejtë për ta fituar titullin brenda në Oracle Arena.

Ndeshja e pestë ishte fantastike nga të dyja skuadrat, ku Cavs u dorëzuan përballë ekipit më të fortë këtë sezon, duke mos arritur të bënin një rikthim sikurse një vit më parë.

Pavarësisht startit më të mirë të Clevelandit dhe paraqitjes mbresëlënëse të LeBron James, që realizoi plot 41 pikë, 8 asistime dhe 13 kërcime, Warriors shpërthyen në periodën e dytë duke e çuar rezultatin nga 39-43 në 61-45.

Në Oracle Arena u konfirmua dominimi absolut në fazën finale i Kevin Durant, që bëri një tjetër paraqitje fenomenale me 39 pikë, 5 asistime dhe 7 kërcime. 28-vjeçari në vitin e parë te Golden State u shpall lojtari më i mirë i sezonit të rregullt në Konferencën e Perëndimit si dhe MVP i finaleve, duke regjistruar statistika të frikshme ndaj Clevelandit

Komentet
Top