“Washington Post”: Serbët e Maqedonët më të Armatosurit në Rajon

0-49.jpg

Një analizë e “Washington Post” tregon për numrin e armëve të regjistruara në rajonin e Ballkanit.

Sipas analizës Serbia renditet e para nga ish-Jugosllavia me më shumë armë të regjistruara dhe menjëherë pas saj vjen Maqedonia.

Serbia ka 37.8 armë për 100 banorë, Maqedonia është e dyta me 24.1 armë, e ndjekur nga Mali i Zi 23.1, Kroacia 21.7, Kosova 19,5 dhe Bosnjë e Hercegovina 17.3.

Banorët e Republikës Çeke kanë 16.3 armë për 100 banorë, Sllovenia 13.5, Rusia 8.9, Sllovakia 8.3, Bjellorusia 7.3, Ukraina 6.6, Bullgari 6.2 dhe më së paku raportohet për 100 banorë në Poloni, 1.3. Sipas “Washington Post”, Shqipëria disponon me 8,6 armë për kokë banori.

Sipas të njëjtave të dhëna, në nivel të Evropës më së shumti armë posedojnë në 100 banorë zviceranët, 45.7, e ndjekur nga suedezët 45.3./Shqipmedia

Komentet
Top