Wenger lavdëron Xhakën: Ai ka pasime fantastike

auto_granit-xhaka-arsenal1-1-735x4001489877903.jpg

Granit Xhaka është lavdëruar prej trajnerit të skuadrës Arsene Wenger.

Francezi ka thënë se mesfushori shqiptar po arsyeton blerjen prej 30 milionë funtesh.

“Graniti është një lojtar i thellë, por unë mendoj se është lojtar i çdo pozite në mesfushë”, tha Wenger.

“Ai është më shumë një djalë që ka pasime fantastike dhe preferon lojën e krahëve. Ai e merr topin nga mbrojtësit dhe gjen mesfushorët në thellësi të sulmit. Forcën e tij ne e quajmë ‘kalim të moderuar të pasimeve’ – pasimet që vijnë nga mesfusha mbrojtëse në atë sulmuese”

“Ne po përshtatemi ndeshje pas ndeshje dhe për momentin Xhaka po punon, sidomos në mbrojtje. Ai duket i qëndrueshëm dhe më solid”, tha Wenger.

Kujtojmë se reprezentuesi zviceran u transferua nga Borussia Moenchengladbach gjatë verës së vitit të kaluar për shumën e 35 milionë eurove.

Komentet
Top