Wenger takon krerët e Lyonit për Lacazetten

wenger-2-690x380.jpg

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pasur takime me përfaqësues të Lyonit për Alexandre Lacazetten.

Trajneri ka qenë në Francë gjatë kësaj jave së bashku me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidis, për t’u takuar me presidentin klubit francez, Jean-Michael Aulas, në përpjekje për të arritur marrëveshje për futbollistin ofensiv – njofton The Sun.

26-vjeçari është lidhur me një largim nga Franca dhe disa klube janë vënë pas tij.

Ditë më parë, ai deklaroi se Liga e Kampionëve nuk ishte kusht për klubin që do ta zgjedhë, ndërsa Arsenali nuk luan në garën e madhe evropiane.

Topçinjtë shpresojnë se oferta prej 200.000 funtesh në javë, do ta bindë Lacazetten të shkojë në Ligën Premier.

Komentet
Top