West Ham transferon edhe një super futbollist

Premier_League.jpg

Marko Arnautovic është futbollisti më ri i skuadrës së madhe angleze, West Ham Unitedit.

Arnautovic ka vendosur të ndërroj skuadër, por jo edhe kampionat pasi është transferuar nga Stoke City tek West Ham.

Transferimin e tij e kanë njoftuar vet Çekanët, të cilët kanë qenë të nderuar të tregojnë se kanë arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin austriak.

West Ham gjithashtu ka njoftuar se ka thyer rekordin e klubit për transferime, duke paguar 24 milionë funte apo 26.7 milionë euro për Arnautovicin.

Ish-sulmuesi i Interit ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme, ndërsa bëhet transferimi i katërt pas Pablo Zabaletas, Joe Hartit dhe Chicharitos.

Komentet
Top