Xha Branko: Nuk terhiqem nga posti i deputetit

manojlovski-640x378.jpg

Deputeti më i moshuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski ka përgenjeshtruar lajmet që ai do të tërhiqet nga posti i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai për Zhurnal këto lajme i ka quajtuar “Marrëzira” që dikush i ka porositur, por as që ka në planë të tërhiqet.

Manojllovski ishte decid për Zhurnal, ku tha se ai edhe më tej do të vazhdoj postin si deputet deri në përfundimin e mandatit.

“Këto lajme janë marrëzira, dikush i ka porositur. Nuk tërhiqem nga posti i deputetit, do të vazhdojë deri në fund”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti më i moshuar në Kuvendin e Maqedonisë, Branko Manojllovski.

Ndryshe, dje në disa media të Maqedonisë u publikua lajmi se deputeti Manojllovski nuk mund ti përballoj angazhimeve të shumta në Kuvendin e Maqedonisë. Këto mediume shkruajtën se ritmi i angazhimeve në Kuvendin e Maqedonisë si duket ka qenë i lartë për deputetin 76 vjeçar të BDI-së, Branko Manojlovskin dhe informacionet e fundit flasin se Manojloski pritet të tërhiqet nga posti i deputetit.

Komentet
Top