Xhaka asistoi, Arsenali fitoi trofeun e parë për edicionin e ri – Ja te gjitha 11 metershat ( Video )

auto_granit-xhaka-arsenal1-1-735x4001489877903.jpg

Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë (FA Community Shield). ‘Topçinjtë‘ shënuan fitore me penallti me rezultat 4:1 ndaj Chelseat, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi 1:1, në takimin që u luajt në Wemblye. Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, është më i merituari për këtë trofe, i cili nga rreth 25 metra nga gjuajtja e lirë, bëri një asistim për mrekulli, kur Kolasinac me kokë shënoi për barazimin 1:1 pikërisht në minutën e 82-të. Chelsea të parë kaluan në epërsi, kur në minutën e 46-të, Moses shfrytëzoi hutinë e mbrojtjes së Arsenalit, 0:1. Megjithatë, Chelsea, kampion i Anglisë, mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 80-të, kur Pedro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Arsenali me penallti ka qenë më i mirë, duke fituar me 4:1. Nga penalltitë për Arsenalin shënuan: Walcott, Monreal, Oxlade-Chamberlain e Giroud dhe për Chelseat: Cahill, dështuan Courtois e Morata. Xhaka luajti standard dhe ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Komentet
Top