Ylli i Dortmundit dëshiron të transferohet në La Liga

auto_dembele-2-e1497423631254-780x4391497425012.jpg

Ousmane Dembele dëshiron të transferohet në Real Madridi

Sipas portalit sportiv spanjoll, Don Balon, sulmuesi i ri i Borusia Dortmund po synon t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere.

Thuhet se reprezentuesi i Francës ka hequr dorë nga Barcelona, dhe po dëshiron transferimin te Kampioni i Spanjës dhe Evropës.

Dembele, i cili u transferua në Dortmund verën e kaluar nga Rennes, ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2021. Vlera e 20 vjeçarit thuhet se është rreth 35 milionë euro.

Komentet
Top