Zaev pranoi mandatin, për 10 ditë premtoi Qeverinë e re – VIDEO

Zaev_Ivanov_Mandat-1.jpg

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov  gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.

Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së –  deklaroi Gjorge IVanov, president i shtetit.

Edhe mandatari  Zoran Zaev, u shpreh se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar. Ai garancitë të cilat i dorëzoi me shkrim deri tek presidenti  Ivanov, i bëri publike edhe për opinionin.

“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit.

  • Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë.
  • Garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale  të RM-së.
  • Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore
  • Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë në pajtim me sundimin e së drejtës.
  • Asnjë dokument, platformë, deklaratë apo akt që do të jetë në kundërshtim me pikat e lartë theksuara nuk mund të jetë kusht për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

 

Komentet
Top