Zbulohet arsyeja se përse ‘Despasito’ është kënga më e pëlqyer në botë

auto-ff1ca5ea83f00358d44ec7a72f53154c1499494927.jpg

Kënga “Despasito” e Luis Fonsi-t dhe Daddy Yankee ka arritur të thyejë rekordin duke marrë mbi 2 miliardë klikime.

Atë e dëgjon kudo, në makina teksa ecën në rrugë, në clube, njërëz të “çmendur” pas kësaj kënge dhe është padyshim hit i kësaj vere. Sigurisht një sukses i tillë nuk mund të jetë kurrsesi i papritur.

Prapa kësaj këngë qëndron një punë shumë e madhe e kompozitorëve, të cilët kanë gjetur mënyrën se si ta shndërrojnë në këngën më të pëlqyer në botë. Ata kanë “thyer” rregullin e kompozicionit, e cila është një mënyrë shumë e mirë që kënga të fiksohet shpejt.

Dëgjojeni me vëmendje refrenin. Ai nis “Des…pa…cito” dhe në këtë moment duket sikur kënga do të ndryshojë ritëm, por ajo fillon sërish por me më shpejt. Këtë gjë e ka zbuluar muzikanti spanjoll Nahum Garsia ku dhe ka postuar në Twitter grafikun e regjistrimit të këngës.

“Ju kam bërë një skemë që ta kuptoni vizualisht se ku qëndron magjia e Despacito-s. Më falenderoni më vonë”, shkruan ai.

Komentet
Top