Zbulohet kalendari për sezonin 2018, rikthehen dy pista europiane

ee760d1c1474fde7f8f71a96b2452e29_XL.jpg

Kalendari për vitin 2018 në Formula Një është miratuar gjatë një takimi të Këshillit Botëror “FIA Motor Sport”, transmeton IndeksOnline.

Sezoni i ri do të përbëhet nga 21 pisa të ndryshme, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të “Grands Prix” për një vit.

Ka dy pista të reja, të cilat do të zhvillohen në Gjermani dhe në Francë, pasi që të dyja kanë munguar në kalendar që nga viti 2008.

“Ne kemi finalizuar kalendarin për sezonin e ri herët, për shkak se pilotët do të kenë kohë ta përgatitin vetën më mirë. Ne jemi krenar që kemi rikthyer pistën e gjermanëve dhe francezëve”, shkruhet në njoftimin e F1.

Sezoni i ri 2018 pritet të fillojë më 25 mars në Melburn të Australisë dhe do të përfundojë tetë muaj më vonë, më 23 nëntor në Yas Marina, në shtëpinë e Formula 1 Abu Dhabi.

Komentet
Top