Zbulohet kundërshtari i Shkëndijës në Europa League, ja kur luajnë

shkendija-658x370.jpg

Shorti i turit të parë kualifikues të Europa League i ka buzëqeshur deri diku Shkëndijës së Tetovës, pasi kuqezinjtë edhe pse ishin në vazon e skuadrave jo favorite do të sfidojnë nënkampionët e Moldavisë, Dacia Chisinau. Short ky që mund të konsiderohet i mirë për skuadrën shqiptare që luan në kampionatin maqedonas sepse Shkëndija evitoi përballjet me ekipe më të forta si Maccabbi i Tel Avivit edhe sllovakët e Trencin.

Duke parë eksperiencën që fitoi në Europë vitin e kaluar ku arriti të kalonte me sukses tre ture duke u eliminuar në play-offin e Europa Leagues nga belgët e Gent, Shkëndija ka shanse të mëdha për ta kaluar turin e parë edhe në këtë sezon. Nuk është hera e parë që Dacia Chisinau përballet me një skuadër shqiptare që luan në futbollin maqedonas. Në sezonin 2015-2016, kjo skuadër eliminoi në turin e parë të Europa Leagues, Renovën me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërkohë që në 2013-2014 ka nxjerrë jashtë këtij kompeticion sërish në ruandin e parë Teutën falë golit në fushë kundërshtare sepse rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.

Në 2003-in në Kupën Intertoto, Dacia ka shkatërruar Partizanin me rezultat të përgjithshëm 5-0. Megjithatë pavarsisht forcës që paraqet kundërshtari Shkëndija vitin e kaluar kishte një ecuri fantastike në Europë dhe ka një skuadër të fortë të fortë që të bëjë një figurë të mirë dhe të kalojë disa ture edhe në këtë sezon. Ndeshjen e parë formacioni i Qatip Osmanit do ta zhvillojë në datë n 29 Qershor në Moldavi ndë rsa atë të kthimit një javë më pas në Strumicë.

Komentet
Top