Zbulohet misteri se pse Ronaldo po kërkon që fëmijët t’ia sjellin në jetë nënat surrogate

auto_ronald1499600671.jpg

Cristiano Ronaldo u bë baba javë më parë baba i dy fëmijëve binjak.

Eva dhe Mateo dhe i solli një nënë surrogate në San Diego të Shteteve të Bashkuara.

Kjo është hera e dytë që portugezi po bëhet baba në këtë formë pasi edhe djali i parë Cristiano Jr. Ka ardhur në jetë në saje të kësaj mënyre.

Por, mediat kanë zbuluar arsyen se pse reprezentuesi portugez po bëhet baba i fëmijëve përmes një nënë surrogate.

Sipas medieve spanjolle, Ronaldo ka zgjedhur një dhuruese veze për të qenë nëna biologjike nga një katalog i mundshëm, në mënyrë që të lindë fëmijët perfekte.

Dhe duke qenë se ka përsëritur faktin se mbetet ëndrra e tij që të jetë baba i një fëmije me “gjene futbollisti” duket se pikërisht kjo gjë është bërë. Mund të themi se fëmijët nuk janë ngjizur, por janë “gatuar” në laborator.

Ndryshe, sulmuesi i Real Madridit pritet të bëhet sërish baba pasi që raportohet se e dashura e lojtarit Georgina Rodriguez tashmë është shtatzënë dhe rreth muajit tetor-nëntor pritet ta bëjë për herë të katërt baba Ronaldon.

Komentet
Top