Zidane i kërkon Perezit yllin e Bayernit dhe dy mbrojtës tjerë

Florentino-Perez_Cadena-Ser-658x392.jpg

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që presidenti Florentino Perez të ringjallë ndjekjen e tyre ndaj yllit austriak, David Alaba.

Presidenti Perez ka ndjekur mbrojtësin e Bayern Munichut për më shumë se dy vjet, edhe pse nuk ka pasur fat ta transferojë atë.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri Zidane i ka bërë të qartë Florentinos se ai ka shqetësime lidhur me opsionet e tij mbrojtëse dhe beson se ata duhet të paguajnë shumë për një ardhje të re.

Zgjedhja e tij kryesore është austriaku Alaba, i cili gjithashtu mund të luajë edhe në mesfushë kur kërkohet.

Gjatë bisedimeve me Perezin në SHBA, Zidane gjithashtu ka nominuar Aymeric Laporte (Athletic Bilbao) dhe Marquinhos (PSG) si shtesa të mundshme përpara se afati i transferimit të përfundoj

Komentet
Top