“Zidane mund ta përsërisë atë që ka bërë Reali në vitin 1958”

zinedinezidane-cropped_1xh8aw2gh0y5m1ffz69eeoefkx.jpg

Real Madridi është rrugës së mirë që ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë, duke triumfuar në dy gara, La Liga dhe Champions League.

Ata janë favorit për ta fituar Ligën, që pavarësisht se gjenden me pikë të barabarta momentalisht me Barcelonën (84), kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ëndrra e “Los Blancos” është që t’i fitojë Ligën e Championsin, diçka të tillë për herë të fundit e kishin bërë në vitin 1958.

Legjenda e Real Madridit, Michel Salgado, shpreson se Zinedine Zidane do të bëjë atë që Reali e ka bërë para 59 viteve.

“Zidane mund të shkruajë histori duke fituar Ligën e Kampionëve dy herë me radhë dhe gjithashtu është e rëndësishme që në të njëjtën kohë të fitojë edhe La Ligan, diçka që ne nuk e kemi bërë”, tha Salgado.

“Kemi fituar vetëm një La Liga në 10 vitet e fundit dhe është shumë e rëndësishme që të fitojmë këtë vit”, shtoi ai.

“Tjetër gjë është të dominosh në Evropë, që është e mrekullueshme, por duhet të dominojmë edhe në Spanjë për shkak të tifozëve sepse e meritojnë”, u shpreh më tej legjenda Realit.

“Puna e Zidane është e mrekullueshme, ka fituar tituj pas vetëm një viti dhe mendoj se është edhe merit e klubit në vitet e fundit. Zidane ka triumfuar këtu si lojtar, po triumfon edhe si trajner. Atë e kanë dashur dhe vazhdojnë ta duan si tifozët, po ashtu edhe lojtarët – kjo sjell suksese”, theksoi mes tjerash Salgado

Komentet
Top