Zidane: Ronaldo? Ai ka diçka të veçantë

zidane-620x380.jpg

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thurur elozhe pas fitores 4:1 ndaj Sevillës për yllin e skuadrës së saj, Cristiano Ronaldo.

“Ishte një fitore e mirëpritur, me një rezultat shumë pozitiv. Kur ka një ndryshim në formacion a në mënyrë të luajturi, gjithmonë sjell diçka. Kësaj here rezultoi për mirë.

Po i afrohemi fundit të La Liga. Mungojnë edhe dy ndeshje. Ronaldo? Ai ka diçka të veçantë, është ndryshe nga të tjerët. Në momentet vendimtare, ai është gjithmonë aty, për të na nxjerrë nga situatat. Ne nuk kemi arritur ende asgjë. Ne duhet të përqendrohemi në çdo lojë të mbetur. Tani vjen më e komplikuara”, tha Zidane.

Komentet
Top