Zvicër: Aksidentohet gjatë punës, vdes 50 vjeçari nga një fshat i Tetovës – FOTO

19397989_10211094531691882_1235877776_n.png

Blerim M. ( Ne te majte )

Gjatë një aksidenti të punës, të paradites të së hënës (19.6.2017) në Winterthur-Wülflingen Blerim M. nga Xhepçishti i Tetovës ka marrë plagë vdekjeprurëse, transmeton portali Shqipmedia.

Gjatë shkarkimit të disa pjesëve të një ballkoni, në një kantier, rreth orës 09.00 disa elemente e kanë goditur në kokë punëtorin, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë Shtegu. Lëndimet kanë qenë aq të rënda sa që shtetasi 50-vjeçar nga Maqedonia nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit për momentin ende nuk janë të qarta dhe do të hetohen nga specialistë të kësaj fushe.

Përpos policisë së Kantonit Cyrih, u mobilizuan edhe Prokuroria përkatëse, pjesëtarët e njësisë zjarrfikëse të Winterthurit, si dhe organe të tjera përkatëse të sigurimit.

Blerim M. ( Ne te majte )

Komentet
Top