Zv/presidenti amerikan mbërrin sot në Malin e Zi

mike-pence.jpg

Zv/presidenti amerikan Majk Pens mbërrin sot pasdite në Malin e Zi, në vazhdim të turit të tij nëpër Europë.
Ai merr pjesë të mërkurën në samitin e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Zv/presidenti Pens pritet të theksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë për një qeverisje të mirë, reformat politike dhe shtetin e së drejtës.
Mikpritës të samitit të Podgoricës janë qeveritë e Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Anëtare të kësaj karte janë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia e Bosnje Hercegovina.
Ndërsa vendeve mbikqyrëse janë Serbia e Kosova.
Karta e Adriatikut u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë me nismën e Shteteve të Bashkuara dhe kishte për qëllim të ofronte ndihmë për vendet e Ballkanit për Procesin e Antarësimit në NATO.

Komentet
Top