Zyrtare: Inter me lojtar te ri (Foto)

interrr-780x439.jpg

Mbrojtësi brazilian i bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit.

Dalbert është prezantuar të mërkurën si futbollist i Interit, pasi që nënshkroi kontratën pesë-vjeçare me klubin italian.

Për brazilianin, Interi i ka paguar skuadrës së Nice 20 milionë euro, plus klubi francez do të përfitojë 20% të shifrës, në rast se zikaltërit vendosin për ta shitur futbollistin në një tjetër klub, transmeton KosovaPress.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, i cili ka hedhur poshtë raportimet e medieve italiane dhe atyre franceze që kanë dhënë versione të ndryshme për transferimin e futbollistit.

Emerson Figueiredo ka theksuar: “Dalbert ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Interin, për 20 milionë euro, ndërsa Nice do të përfitojë 20% të çdo shitjeje tjetër të lojtarit në të ardhmen”.

Komentet
Top