Zyrtare: Interi largon Piolin

auto_pioli-2-780x4391494389748.jpg

Interi ka bërë zyrtare shkarkimin e Stefano Pioli, pas marrjes së vetëm dy në 10 ndeshjet e fundit.

Trajneri kishte ardhur në mes të sezonit duke e zëvendësuar Frank De Boerin.

“FC Internazionale Milano njofton se Stefano Pioli është larguar nga posti i trajnerit së bashku me stafin e tij teknik”.

“Interi e falënderon Stefanon për bashkëpunimin, dedikimin dhe punën e madhe me klubin”

“Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve do ta marr drejtimin e klubin për ndeshjet e mbetura”.

“Klubi nga tani do të fillojë të përgatitet për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Komentet
Top