Zyrtare: Valbuena te Fenerbahce

auto_lajmi-10_42981497307933.jpg

Mesfushori francez i është bashkuar skuadrës nga Stambolli.

Skuadra turke Fenerbahce përmes faqes zyrtare në internet ka konfirmuar ardhjen e ish-lojtarit të Lyon, Mathieu Valbuenas.

Reprezentuesi i Francës ka paralajmëruar se është në shënjestër të skuadrës turke, ndërsa tani transferimi është zyrtarizuar, duke u bërë transferimi më i rëndësishëm i Fenerbahces në këtë afat kalimtar.

Në sezonin e kaluar, Valbuena ka regjistruar 20 paraqitje në Ligue 1 të Francës, duke shënuar 8 gola dhe 5 asistime, ndërsa në Ligën e Evropës, ka shënuar 6 paraqitje, një gol dhe 2 asistime.

Komentet
Top