Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, i vetmi problem mes Shqipërisë e Maqedonisë

0-157.jpg

Tirana zyrtare vlerëson se mes Shqipërisë e Maqedonisë nuk ka çështje të hapura, por, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në vendin fqinj ende mbetet problem sanksionimi ligjor e kushtetues i gjuhës shqipe.

Ky konstatim i shefit të diplomacisë shqiptare është bërë pas takimit me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, të martën, në Tiranë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Dimitrov ndodhet në Tiranë me ftesë të Bushatit dhe pikërisht në konferencën e përbashkët për gazetarët.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është përshpejtuar. Po bëhet gjithçka që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht etnisë, të ndihen të barabartë”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, duke hedhur poshtë çdo aludim për vonesat në përmbushjen e këtij premtimi elektoral.

Komentet
Top